NISMA në Prizren akuzon pushtetin lokal për trysni ndaj shërbyesve civil

Dega e NISMA për Kosovën në Prizren, përmes një komunikate për media, ka akuzuar pushtetin lokal për keqpërdorim të pozitës qeverisëse.

NISMA thotë se pas keqpërdorimit nën trysninë e madhe që po iu bëjnë punëtorëve shëndetësor, sipas këtij subjekti politik, ata sot ia kanë mësyrë edhe shërbyesve civil dhe punëtorëve të ndërmarrjeve publike.

“Pushteti në ikje dhe parapolitika e tyre, tashmë po e ndjen humbjen në Prizren, prandaj të kapluar nga ethet e humbjes, ata po pretendojnë ta riciklojnë veten dhe krimin që kanë bërë deri më tani në Prizren. Ata tashmë kanë marrë ofensivë duke mos lënë gurë pa levizur, me ç’rast edhe këto pak ditë që ju kanë mbetur nën petkun e pushtetit, po keqpërdorin pozitën e tyre qeverisëse. Pas keqpërdorimit nën trysninë e madhe që po iu bëjnë punëtorëve shëndetësor, ata sot ia kanë mësyrë edhe shërbyesve civil dhe punëtorëve të ndërmarrjeve publike”, thuhet në komunikatën e NISMA-s, përcjell PrizrenPress.

“Sado që ata i kanë hapur kuletat, jo me paratë e tyre, por të taksapaguesve qytetar, megjithatë humbja e sigurt për ta, që do të jetë me e 22 tetor, nuk mund të ndalet as me dreka e darka, që shtrohen gjatë orarit të punës. Tashmë, votuesit prizrenas e kanë adresën e duhur dhe se janë përcaktuar që vota e tyre të shkon për njerëzit e duhur dhe ata nuk do të mashtrohen më me nga “pesë qofte””.

“NISMA-DEGA Prizren, konsideron se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe ne reagojmë ashpër ndaj këtyre dukurive që nuk përkojnë me asnjë rregull demokratike dhe si të tilla dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor, duke i dhënë garës politike një kahje që do të dëmtonte rëndë procesin zgjedhor”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit