16.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Tetor, 2025

Nisma në Prizren përkrahë gazetarin Rami Berisha

Nisma per kosove1Nisma në Prizren i ka dalë në përkrahje gazetarit Rami Berisha,i cili po nxjerrë në shesh të gjitha skandalet që kanë ndodhur në arsimin e këtij qyteti.

Komunikata e plotë e Nismës në Prizren

I nderuari z.Rami Berisha të gjeturat tuaja lidhur me skandalet e njëpasnjëshme që po ndodhin në drejtorinë e Arsimit në Prizren , dëshmojnë edhe njëherë se sa e rëndë dhe skandaloze është situata në Arsimin Prizrenas .Ne Komisioni për Arsim i Nismes –dega në Prizren duke u mbështetur në argumentet tona kemi reaguar tash e disa herë lidhur me skandalet e ndodhura në këtë drejtori .

Mirëpo skandalet që edhe ju po i dëshmoni tani , sikur i vënë kapakun e të gjtha të këqijave në këtë drejtori dhe si të tilla fatkeqësisht janë plotësisht të vërteta .Me keqardhje ju themi se ka qenë e ditur që nuk do të ketë reagime nga ata që ju u jeni drejtuar në mënyrë aq të hapur dhe mosreagimi i tyre është një gjest i mjerë dhe mbase nënkupton se ndonjëri prej tyre mund të jetë edhe i përfshirë në këto skandale .Ne dega e Nismes në Prizren konsiderojmë se veprimet e fëlliqura që po bëhen në Drejtorinë e Arsimit , dëmtojnë tej mase vlerat e qytetit të Prizrenit, qytet ky i shquar për nga kultura , arsimi etj .

Dhe këto veprime jo vetem që janë të papranueshme për ne , por si të tilla edhe i denojmë fuqishëm . Ne jemi zotuar se do të jemi çdoherë perkrah qytetarit të Prizrenit me qëllim të mbrojtjes së vlerave të tij .

Nisma për Kosoven – dega Prizren konsideron se puna juaj duke publikuar shifra alarmante të keqperdorimeve në Drejtorinë e Arsimit në Prizren , është për tu admiruar dhe vlerësuar shumë dhe njëkohësisht inkurajojmë edhe kolegët tjerë të profesionit tuaj , që të ndjekin shembullin tuaj, thuhet në fund të komunikatës së lëshuar nga Zyra për informim e‘’Nisma për Kosovën’’- dega Prizren

Më Shumë

Abrashi: Prizreni nuk është vetëm për sezon – Totaj e ka zhytur komunën në borxhe

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka prezantuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 programin e tij zgjedhor “Prizreni365”,...

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nderohet me Medaljen e Nderit

Sot, futbolli kosovar dhe mbarë vendi ynë u nderuan me vizitën e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili u dekorua me Medaljen e...

Lajmet e Fundit