Nisma në Prizren ka akuzuar kryesuesin e KK-së, Kujtim Gashin se nuk po i respekton vendimet e Qeverisë së Kosovës. Ky subjekt politik, sërish ka numruar shkeljet ligjore që po i bënë ‘Qeveria e Mujës’.
Reagimi i plotë i Nismës në Prizren
Qeverisja Komunale ne Prizren vazhdon te mbetet shqetësim serioz për qytetarët, ngase përpos shumë shkeljeve dhe keqëperdorimeve të parasë publike, del edhe fenomeni i mosrespektimit të qeverisë qendrore nga ajo lokale, ku shqetësues është fakti se Kuvendi Komunal i Prizrenit konkretisht kryesuesi këtij Kuvendi Kujtim Gashi, nuk i përfillë dhe respekton vendimet dhe sygjerimet e qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, ku me datën 25 Korrik 2016, Kuvendi Komunal nuk e pranoj rekomandimin e MMHP për Rishqyrtimin e vendimit Nr. 01/011-57670, të datës 28 prill 2016, për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullues Urban i Hollësishëm “Qendra e Re” dhe e la në fuqi aktin (vendimin) komunal të kontestuar nga Ministria në fjalë, që nënkupton se qeverisja komunale nuk e respekton qeverisjen qendrore.
Dështimi i qeverisjes në Prizren po i kushton rëndë mirëqenjes së qytetarëve në të gjitha segmentet e jetës. Si rezultat i keq-qeverisjes miliona euro vazhdojnë të jenë të bllokuara në investime që janë bërë që disa vite, e që nuk janë vënë në funksion të qytetarëve. Shkelja më eklatante e keqëpëdorimit të parasë publike është mosvënja në funksion e rrugës nga Lagjja Arbana në lagjën Dardania rrugë ku janë investuar me shumë se 3 milion euro, por e cila nuk shfrytëzohet nga qytetarët për shkak të një kontesti gjoja pronësor, e që dyshohet se është i improvizuar, pas të cilit me të drejtë dyshohet se ekziston krimi i organizuar më qëllime përfitimi.
Projektet e dështuara sikurse kjo rrugë, janë të shumta në Prizren, të cilat kanë gëlltit taksat e qytetarëve, por ka edhe të tilla të cilat gjoja janë përfunduar me ç’rast edhe janë bërë përurime dhe pranime teknike, por që nuk janë në shërbim të qytetarëve për arsye të punimeve jocilësore.
Prizreni përpos infrastruktures vazhdon të jetë i atakuar rëndë edhe në aspektin urbanistik ku mijëra objekte pa leje janë ndërtuar vetëm këtë vit, derisa Plani Rregullativ si, Dardania 2, me qëllim nuk përfundohen, vetëm e vetëm që pushtetarët të kenë mundësi të zhvasin ndonjë haraq, kur dihet se për plane rregullative janë shpenzuar shuma të mëdha parash të qytetarëve. Tejkalimet në ndertimet shumëkatshe si dhe pranimi teknik i tyre nga ”expertet” komunal pa i plotësuar edhe kriteret minimale përpos korrupcionit, paraqet edhe rrezikshmërinë për qytetar nga këto ndërtime jocilësore.
NISMA ne Prizren shprehet e shqetësuar për gjendjen në të cilën është qyteti ynë dhe për këtë do të vazhdoj të angazhohet për ta demaskuar keqëqeverisjen nga klanet parapolitike përball qytetarëve./PrizrenPress.com/