8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

NISMA publikon shpenzimet për zëvendësministrat

Shyqyri Bytyci-NismaNISMA për Kosovën ka thënë sot se finalizimi i planit për emërimin e dy zëvendësministrave në secilën ministri të qeverisë së vendit do t’i kushtonte me shpenzime milionëshe buxhetit të Kosovës.

Shyqyri Bytyçi, ekspert i ekonomisë në këtë subjekt politik, tha në një konferencë për shtyp, se një kabinet i Zëvendësministrit do ta ketë një kosto jashtëzakonisht të lartë si për qeverinë ashtu për buxhetin e Kosovës.

Në bazë të analizës së kësaj partie, një kosto e një kabineti të një Zëvendësministri për një vit do të jetë për afërsisht mbi 69 mije euro.

“Për katër vite do të jetë diku përafërsisht për krejt kabinetin me 21 Zëvendësministra po që se zgjidhen vetëm nga një do të jetë diku 5,830,188. Ndërsa nga ajo qe po flitet që do të jenë minimumi dy Zëvendësministra pritet që shpenzimet për katër vite ta ngarkojnë buxhetin e Kosovës për 11,660,376”, tha Bytyçi.

Sipas tij, ky numri i madh i Ministrive dhe i Zëvendës Ministrave në këtë rast është në mospërputhje të plotë me gjendjen aktuale ekonomike dhe financiare në Kosovë

Bytyçi i bëri ftesë publike Kryeministrit, mediave dhe shoqërisë civile që të reagohet kundër kësaj ngarkese që pritet t’i bëhet buxhetit të shtetit.

Më Shumë

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Lajmet e Fundit