4 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

NISMA: Ramadan Muja, ka futur nën tutelë të vet KKZ-në e Prizrenit

Nisma per kosove1NISMA për Kosovën kërkon nga KQZ-ja të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm ndaj KKZ-së së Prizrenit dhe të komunave tjera, të cilat, sipas këtij subjekti politik, e kanë shkelur rëndë paanshmërinë në procesin parazgjedhor dhe që rrezikon ta bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë procesit zgjedhor.

“Kryetari i Komunës së Prizrenit, i dënuar për keqpërdorim detyre dhe korrupsion, përmes njerëzve që u dëshmuan për veprime të jashtëligjshme, ka futur nën tutelë të vet KKZ-në e Prizrenit. Nënshtrimi i përfaqësuesve të KKZ-së ndaj pushtetit lokal dhe koketimi i tyre me njerëzit e Ramadan Mujës bëhet publikisht dhe pa u fshehur nga askush”, thuhet në komunikatën e NISMA për Kosovën.

“Mesazhi i veprimit të tillë është ogurzi dhe ka për qëllim që të destabilizojë qytetarët e Prizrenit dhe të krijojnë përshtypjen se keqpërdorimet e detyrës, korrupsioni dhe vjedhja e votës është fatalitet i Kosovës!”

“Ky fenomen nuk është dukuri e izoluar vetëm për Prizrenin, por, për të gjitha komunat ku pushtetin vendor e ka PDK-ja.”

“NISMA për Kosovën ia tërheq vërejtjen KQZ-së të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm ndaj KKZ-së Prizrenit dhe të komunave tjera, të cilat e kanë shkelur rëndë paanshmërinë në procesin parazgjedhor dhe që rrezikon ta bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë procesit zgjedhor! Në të kundërtën, ne do ta konsiderojmë si bashkëpjesëmarrëse në veprimet antiligjore!”

“NISMA për Kosovën informon të gjitha Përfaqësitë e Shteteve të Demokracive perëndimore në Kosovë dhe përfaqësuesit e BE-së të ngarkuar të vëzhgojnë procesin zgjedhor në Kosovë që t’ia tërheqin vërejtjen Qeverisë së Kosovës dhe pushtetit lokal që të heq dorë nga përpjekja për të manipuluar me vullnetin politik të qytetarëve!”

“NISMA për Kosovën u bën apel Qeverisë së Kosovës dhe pushtetit komunal që udhëhiqet nga PDK-ja të vetëdijesohen se vjedhja e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës është përpjekje për të vjedhur ardhmërinë demokratike të vendit tonë. NISMA për Kosovën nuk do të lejojë askënd të rrezikojë ardhmërinë e popullit!”

“Qytetarët e Kosovës, SOVRAN i vetëm i këtij vendi, kanë vendosur për ndryshime! Ata do të dalin në mënyrë masive që të shprehin vullnetin e tyre dhe nuk ka forcë që mund të cenoj këtë vullnet!”

“NISMA për Kosovën do të respektojë dhe do të mbrojë me të gjitha energjitë e veta që vullneti i SOVRANIT të Kosovës të jetë i SHENJTË!”, përfundon komunikatën NISMA për Kosovën. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Driton Selmanaj tërhiqet nga posti i asamblistit në Prizren

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar sot zëvendësimin e tre asamblistëve në komunat Prizren, Ranillug dhe Partesh. Ndër ta është edhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar...

Malisheva me fitore të tretë rresht, mposht Drenicën

Malisheva ka vazhduar formën e shkëlqyer në Albi Mall Superligë, duke e regjistruar fitoren e tretë radhazi pas triumfit 2–0 ndaj Drenicës në shtëpi,...

Lajmet e Fundit