18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

NISMA uron shqiptarët për Festat e Nëntorit

Nisma per kosove1NISMA për Kosovën, uron të gjithë shqiptarët për festat më emocionale të kombit shqiptar: 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, daljën në publik të UÇK-së dhe datëlindjën e komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Po presim 28 nëntorin, ditën e flamurit kombëtar, daljën në publik të UÇK-së dhe datëlindjën e komandantit legjendar, Adem JASHARI.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ngjarja që do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e kombit tonë, është lufta për çlirimin e Kosovës. Pavarësia e Kosovës ka në themel luftën legjendare të bijve të saj.

Sa herë që përmendet kjo luftë, do të kujtohen me nderim të madh luftëtarët dhe komandantët e shquar, do të kujtohen betejat legjendare që kanë larë me gjakun e dëshmorëve të UÇK-së çdo pëllëmbë të Kosovës.

NISMA për Kosovën, uron të gjithë shqiptarët për festat më emocionale të kombit shqiptar”, thuhet në urimin e NISMA-s. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot nis Play-Off-i i Ligës së Parë me gjysmëfinale të zjarrta në Prizren

Sot në Prizren zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve, ku skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen...

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e...

Lajmet e Fundit