7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Një burrë që tradhton kurrë nuk do të ndahet nga bashkëshortja e tij

Për këtë ka një arsye që vlen për të gjithë burrat

Nëse jeni e dashura ose gruaja e një burri që ka prirje për të tradhtuar – duhet ta lexoni këtë tekst.

Ai vazhdimisht tradhton, por kurrë nuk vendos të ndahet nga bashkëshortja. Bashkëshortja e një burri të tillë ndien një dhembje dhe pakënaqësi të madhe.

Nuk mund të luftojë, sepse nuk ka forcë. Mirëpo, tek ajo ekziston një ndjenjë të cilën ai tradhtar nuk ia ka shkatërruar, ajo ndjenjë quhet – shpresë.

Por ajo shpresë i thotë: Me siguri të do shumë dhe prandaj nuk ik nga ju përgjithmonë. Ti je më e rëndësishmja se ajo dhe ato para saj.

Burri juaj ju tradhton, por ju qëndroni bashkë

Gruaja e një burri të tillë ose i dorëzohet plotësisht humnerës dhe tradhtisë së burrit, ose përpiqet të jetë më e mirë se ajo gruaja tjetër…

Ajo shkon kundër vlerave, bindjeve, natyrës dhe ndjenjave të saj dhe të gjitha me shpresën se do t’ia “rikthejë” sërish vetes dhe familjes së tij….

Ka tre arsye pse një grua e pranon një burrë tradhtar:

1. Kur ishte e vogël, dikush i tha se dashuria është vuajtje. Se ju duhet të luftoni për dashurinë përgjithmonë. Ajo është rritur, por ajo histori mbetet e gdhendur në kujtesën e saj. Prandaj ajo vuan çdo ditë, sepse mendon se duhet të jetë kështu… Por nuk ka pse të jetë.

2. Vetëvlerësimi i ulët dhe moskuptimi i vlerave të veta. Pamundësia për të vendosur se çfarë është e mirë për ju dhe si të silleni. Ju prisni që partneri juaj t’ju bëjë të lumtur.

3. Asnjëherë nuk e pranon me vete se i shoqi po e tradhton. Vazhdimisht jeton në iluzione, ndjen dhimbje por nuk e lejon atë dhimbje të dalë në sipërfaqe.

Pse një burrë nuk e lë gruan e tij edhe nëse e tradhton prej vitesh?

1. Është një situatë e volitshme për të: me gruan ka një jetë të rregullt, harmoni, ndërsa me të dashurën ka një ndjenjë aventurë dhe zell. Ai merr gjithçka që dëshiron.

2. Krenaria e tij e sëmurë: i bën lajka që e duan disa gra në të njëjtën kohë. Kjo do të thotë për të se ai është i denjë për atë dashuri dhe se ai me të vërtetë e meriton atë.

3. Nuk është fitimprurëse për të që të divorcohet: do të thotë se duhet të ndajë pronën. Dhe pastaj ai do të duhej të martohej përsëri me të dashuren dhe të ishte përsëri në të njëjtin vend…

4. Problem që në moshë të hershme: i paaftë për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme. Ai lufton me ndjenja të forta ndaj gruas, por edhe ndaj të dashurës. Ai nuk mund të vendosë vetëm për një grua.

Siç mund ta shihni: është ai që lufton me veten, duke u përpjekur të gjejë vendin e tij nën diell.

Gratë që kanë një burrë të tillë duhet t’i bëjnë vetes vetëm një pyetje: “A dëshiron vërtet të jetosh në një martesë të tillë?”

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit