18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Indeksi i Fuqisë Globale: Kosova dhe Shqipëria ngriten në rënditje të fuqisë ushtarake, Serbia pëson rënie

Indeksi i Fuqisë Globale 2023, i hartuar nga Global Fire Power e rendit Kosovën në vendin e 134-të nga 140 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë së tyre, ushtarake dhe njerëzore.

Krahasuar me studimin e një viti më parë, Kosova ka përmirësim në pesë shkallë. Në 2021 renditej e 139-ta në botë, ndërsa tani ndodhet në renditjen 134-të – duke lënë prapa, Panamanë, Republikën e Afrikës Qendrore, Islandën, Sierra Leone, Beliz, Surinami, Somalinë, Moldavinë, Beninin dhe Butanin.

Shqipëria renditet më në vendin e 91, duke u ngritur për 24 vende në renditje, krahasuar me vitin 2022, që ishte në vendin e 115-të.

Serbia është e pozicionuar në vendin e 58, duke pësuar rënie për katër shkallë. Kroacia renditet e 69-ta në total sipas studimit, Bosnja e Hercegovina renditet në vendi e 133-të ndërsa Mali i Zi në vendin e 128 dhe Maqedonia në vendin e 108-të.

Ndërsa 10 vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, përfshihen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca e Italia.

Indeksi është hartuar në bazë të një metodologjie komplekse, e cila merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm.

Në veçanti shihet në këtë studim: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë.

Indeksi hartohet nga Global Fire Power, e njohur për publikimet statistikore në fushën e ushtrisë, logjistikës, resurset natyrore dhe ato financiare etj.

Indeksi nuk përfshin armët bërthamore./Telegrafi

Më Shumë

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Lajmet e Fundit