Një femër dhe  mashkull arrestohen për drogë në Prizren 

Një femër dhe një mashkull  janë arrestuar në Prizren.

Ata dyshohen për posedim të marihuanës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull K/Shqiptar dhe nga ta janë konfiskuar dy telefona celularë, pasi që të njëjtit nga hetuesit janë zbuluar se kanë foto në telefon ku shihen sasi të marihuanës”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit është kryer bastisje në një lokacion, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Lajmet e Fundit