0.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Një foto që tregon për të tashmen tonë me skenarë aksidental!

Halit Krasniqi

Meqenëse kauza shqiptare është në tavolinat e qendrave të vendosjes në marrëdhënie ndërkombëtare që po krijojnë Rendin e Ri botëror, shërbimet inteligjente armiqësore për shqiptarët, janë të shqetësuara dhe tejet aktive. Ky konstatim mund të ishte supozues e spekulativ, sikur mos të kishim në kohë ciklike, ngjarje që na therin në zemër, skena tragjikomike e imazhe të dhimbshme në dhe rreth Kuvendeve shqiptare, herë në Tiranë e herë në Prishtinë. Natyrisht të motivuara gjithnjë politikisht, për të krijuar hamendësime hipotetike e për të prodhuar veprime eruptive me përmasa zjarrvënëse.

Dje në Kuvendin e Kosovës kishim një temë të rëndësishme për të kaluarën dhe për të ardhmen tonë. Fotoja e djeshme me imazhe dhune u ekspozua me qëllim për ta arsyetuar temën për të kaluarën tonë me plot shembuj të tillë, që dje ishte në rend dite. Por ajo foto shpalosi një realitet të hidhur jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të tashmen tonë. Ajo foto e diskutueshme, sidoqoftë për vërtetësi, dje prodhoj ndjenja të rënda e shije të hidhura dhe shpalosi kujtime të trishtueshme të përjetuara realisht në kohën e llahtarshme, që brezi ynë e ka përjetuar në role të ndryshme. Kush si protagonist i asaj dhune; kush si spektator tragjik në afërsi të saj e kush më në distancë; kush tjetër ka lexuar apo dëgjuar rrëfime nga përjetuesit ngjarje të tilla në role të ndryshme.

Lajthitjet për tema të tilla tepër sensitive janë të mundshme, për shumë kë që trajton sot ato. Kështu si dje, në këtë mënyrë, janë të pa falshme. Por për të tillat dhe të tillët si dy protagonistët e djeshme në Kuvend, mund të gjendën një mori arsyesh, që vetëm atyre mund të ju falët kjo lajthitje e djeshme. Secila që mund të ketë kaluar nëpër ato që kanë përjetuar në jetën e tyre dy protagonistët, mund të jenë të përzgjedhur nga shërbime armiqësore brenda nesh, për të qenë pikërisht objekt për lajthitje dhe veçanërisht nga shërbimi inteligjent i vendit që kishte prodhuar këtë llahtari dhe këso veprime pa kufi, gjatë kohës së arratisjes së ndërgjegjes njerëzore në vendin e tyre. Siç shihet ende edhe sot, është shumë aktive kryeqendra e tyre, në mohimin e dhunës të përmasave gjenocidiale që ka përjetuar vendi ynë. Dhe natyrisht, kauza e diskutuar dje ne Kuvend, ka qenë akuzë e rëndë për origjinën e prodhimit të kësaj dhune dhe për përmasat e saj. Si e tillë, komprometimi i kësaj teme ka qenë detyrë imediate për kryeqendrën ku është prodhuar ajo.

Dje u dëshmua se ajo kryeqendër me seli në Beograd, ka rrjetin shumë aktiv të operativistëve të saj midis nesh. Ajo që ndodhi me foton në Kuvend, ka mund të bëhet vetëm përmes sojit të tyre nga më të shkathët e të

specializuar që i ka duke vepruar midis nesh. Nga njerëz të thjeshtë me detyra specifike në luftën e heshtur speciale, e deri të figura me formime akademike dhe personalitete etatistë, me funksione të larta në pozita të ndryshme shtetërore. Duke pasur mundësi e aftësi, për ekspertiza më të ndërlikuara se sa për të përzgjedhur protagonistë të mundshëm, jo vetëm për lajthitje, por edhe për veprime tjera të dëmshme kundër proceseve të ndryshme në vendin tonë.

Dhe natyrisht se në këtë objektiv për temën e djeshme në Kuvendin e Kosovës, kanë qenë shumë të saktë. Te dy protagonistët e përzgjedhura për lajthitje, kanë arsye të shumta të besojnë informacione të tilla. Njërës, me formim akademik, në profesionin e mjekes e me përkushtim shumë të respektuar e goditur personalisht dhe në tre breza të familjes së saj, si po duket iu ofrua një foto me deklarimin e përbetimin autentik, duke ia rrëfyer rrejshëm edhe gjoja identitetin dhe gatishmërinë për të dëshmuar për ngjarjen. Dhe tjetrës, me një formim impozant që tejkalon edhe kufijtë e moshës së saj e me një histori të dhimbshme familjare, të përjetuar që në fëmijërinë e saj, po i njëjti shërbim me protagonist tjetër, gjithsesi i paraqitet me kërkesën se fotoja është autentike, por duhet të tërhiqet, sepse po krijon trauma në familje. Dhe, natyrisht, duke e njohur jetën dhe përjetimet personale e familjare të njërës dhe tjetrës, doemos se ndjeshmëria e tyre është krejt tjetër nga gjithë qytetarët që kanë qenë personalisht me larg përmasave të dhunës së përjetuar nga dy protagonistet, të cilat kanë mbijetuar heroikisht si stoiciste të vërteta. Prandaj, natyrisht, sot, paraqitjet e tyre kanë justifikime të veçanta dhe nuk duhet t’i trajtojmë më gjatë.

Por duhet të merremi gjatë dhe seriozisht me burimet nga kanë ardhur këto dy informacione. Burimi nga ka ardhur fotoja me legjendën e saj dhe e dyta, burimi nga erdhi kërkesa, gjoja nga familja e protagonistes në foto.
Denoncimi i këtyre dy burimeve duhet të bëhet publikisht apo si të vlerësohet nga protagonistët dhe me ato burime pastaj të merren institucionet e specializuara nga fusha e inteligjencës. Sepse aty do të mund të gjendën edhe aktivitete tjera para kësaj fotoje dhe do të parandalohen veprime të dëmshme në qasjet tona dhe në marrëdhëniet midis nesh në të ardhmen.

Më Shumë

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Së pari, pati raportime se Al-Hilal, një tjetër klub saudit, donte që Cristiano Ronaldo të zëvendësonte Neymarin, i cili ishte duke u larguar nga...

Dëshmitari Çadraku: Në Rahovec e Prizren të gjithë pjesëtarët e UDB-së kanë qenë shqiptarë

Dëshmitari Halil Çadraku foli të hënën në Hagë për rolin e tij si pjesë e G2-shit apo sektorit të Zbulim-Kundërzbulimit në Zonën Operative të...

Lajmet e Fundit