19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Një muaj paraburgim burrit xheloz që lidhi e rrahu bashkëshorten në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji një të dyshuari për shkak të veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas Gjykatës, i pandehuri me iniciale A.K. nga Prizreni, dyshohet se më datën 31.08.2018, në shtëpinë e tyre të përbashkët e cila gjendet në Prizren, i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës (bashkëshortes) me iniciale F.K. për shkak të “problemeve familjare motiveve të ulëta të xhelozisë, i dyshuari fillimisht e kishte lidhur të dëmtuarën dhe më pas ka përdorur dhunë duke i shkaktuar lëndime trupore”, raporton Koha.net.

Sipas gjykatës, caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm pasi që të dy jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme përkatësisht në shtetin e Zvicrës. Gjykata po ashtu njofton se të njëjtit bashkërisht në muajin korrik kanë ardhur për pushime në Kosovë andaj “po të mbetet në liri mund të dëmtojë, asgjësojë provat dhe do të ndikojë tek dëshmitarët si dhe pjesëmarrësit tjerë”.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 24 orëve, përmes kësaj gjykate, Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Më Shumë

Laboratorë të rinj në tri shkolla të Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka bërë të ditur sot se në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), janë...

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Lajmet e Fundit