10.7 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Një muaj paraburgim për bashkëkryesit e vrasjes së Flamur Bokajt

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizrenit, ia ka caktuar një muaj paraburgim Idriz, Remz dhe Xhavit Bokajt nga fshati Grejçevc i Suharekës.

Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë vrarë Flamur Bokajn .

“Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej datës 03.01.2015, dhe do të zgjasë deri me datën 02.02.2015”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 03.01.2015 rrethe orës 15:30 minuta në Grykën e Caralevës- në rrugën e fshatit Grejqevc Komuna e Suharekës, në afërsi të lokalit ,,Qarri,, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe ngatërresave familjare me të dëmtuarit, me dashje privojnë nga jeta viktimën Flamur Bokajn”

“ Vrasja ka ndodhur me armë zjarri, pas takimit të tyre tek varrezat e dëshmorëve të kombit, posa i vërejnë të dëmtuarit të cilit ishin në grup, i pandehuri Azem Boka, i cili gjendet në arrati, me armë zjarri gjuan në drejtim të tyre, me ç’rast e plagosë rëndë viktimën Flamur Boka, i cili nga plagët e marra në rrugë për në emergjencë ndërron jetë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon: Frika nga përgjimet, albumet dhe jeta në Dakota Building

Një intervistë e humbur prej kohësh me John Lennon, e realizuar 50 vjet më parë dhe e rizbuluar rishtazi në një bodrum, po transmetohet...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon 15-vjetorin e themelimit

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka shënuar me një ceremoni solemne 15-vjetorin e themelimit, një ngjarje e rëndësishme që pasqyron rrugëtimin dhe arritjet e...

Lajmet e Fundit