12.4 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Një muaj paraburgim për katër zyrtarët e Komunës së Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim katër zyrtarëve të Komunës së Suharekës.
“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 27.05.2015 në ora 15:00 dhe do të zgjasë deri me datën 27.06.2015”, njoftoi Gjykata Në Prizren.

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , pasi që në cilësinë e personave zyrtar kanë kryer veprat penale në dëm të stadiumit të KF “Ballkani”, e cila është në pronësi të Komunës së Suharekës.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike në Prizren në konsultim me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, dje ka arrestuar katër (4) persona të dyshuar dhe i ka intervistuar katër (4) të tjerë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, konflikt i interesit dhe uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

“Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka realizuar hetime disa mujore në Komunën e Suharekës lidhur me rastin e dëmtimit/uzurpimit të pronës shoqërore (stadiumit të qytetit KF ”Ballkani” Suharekë), ku ka gjetur prova të arsyeshme se zyrtarët komunalë duke e keqpërdorur detyrën zyrtare kanë kryer veprat penale duke lejuar uzurpimin e pronës shoqërore prej 50 metra katror dhe dëmtimin e stadiumit të qytetit me sipërfaqe prej 1.244 metra katror.

Personat e arrestuar janë:

1) M. E. mashkull k/shqiptar – 1959
2) F. E. mashkull k/shqiptar – 1954
3) S. B. mashkull k/shqiptar – 1963
4) K. F. mashkull k/shqiptar – 1960

Personat e intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt janë:

1) N. LL. mashkull k/shqiptar – 1982
2) R. F. mashkull k/shqiptar – 1951
3) H. M. mashkull k/shqiptar – 1958
4) B. K. mashkull k/shqiptar – 1985

Lidhur me rastin njësitet policore kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, me vendimin e të cilit katër personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa katër personat e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet zyrtari policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se ka arrestuar një zyrtar policor të dyshuar për shkaktimin e një aksidenti trafiku me...

Shaqir Totaj falënderon Prizrenin për dashurinë dhe energjinë: Fitorja po vjen

Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili po synon edhe katër vjet në krye të komunës, u shpreh i bindur që do të...

Lajmet e Fundit