Një muaj paraburgim për rrahjen e bashkëshortes në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar një muaj paraburgim personit me iniciale A.B. për shkak se ka rrahur bashkëshorten e tij S.M.

Gjykata njofton se më 16 shtator rreth orës 17:30 minuta i dyshuari shtëpinë e tyre familjare i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij shkaku i mosmarrëveshjes paraprake që kishin rreth fëmijës së tyre.

“Andaj duke pasur parasysh këto rrethana ekziston rreziku që i pandehuri po të gjendet në liri mund të ndikoj te pala e dëmtuar apo dëshmitarët eventual, të fshij apo fsheh gjurmët e veprës penale dhe nga të cekura më lart, caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe mjaft i domosdoshëm në mënyrë që procedura në këtë çështje penale të zhvillohet në mënyrë të drejt”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit