12.4 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Një muaj paraburgim për shitësit e drogës nga Prizreni

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim për Meriman Pulajn, Meriton Bajaramin, dhe Shkelzen Bytyqin nga Prizreni.

Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 22.02.2015 në ora 03:30, dhe do të zgjasë deri me datën 23.03.2015”, njofton Gjykata në Prizren.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve .

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 22.02.2015, rrethe orës 00:05 minuta të mesnatës, në rrugën lokale Prizren- Nashec, të pandehurit me marrëveshje paraprake në mes veti, pa autorizim posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes dhe ofrimit për shitje substancën e dyshuar për narkotik të llojit marihuan, në atë mënyrë që gjatë kontrollit në rrugë, nga ana e policisë në automjetine markës ,,Opel Kadet,, është hasur sasia e substancës së dyshuar për narkotik të llojit marihuan, me peshë të përgjithshme rreth 206.60 gr”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kastrati: Tubim madhështor në Malishevë, fitorja po vjen më 12 tetor!

Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka quajtur “madhështor” tubimin e mbajtur nga nëndega e qytetit të Malishevës Urbane. Ai tha se ky...

“Kobra” dënohet me 24 vjet burgim për vrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarve: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe...

Lajmet e Fundit