14.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Një person nga Rahoveci u zhduk para 11 vjetësh në Shqipëri, familja kërkon ndihmë nga policia për gjetjen e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur në Rahovec.

Sipas Policisë personi është zhdukur që nga viti 2012 në Shqipëri dhe se rasti është raportuar atje qysh 11 vjet më parë,.

Por sipas Policisë së Kosovës që nga atëherë familjarët nuk kanë marr asnjë informatë nga Policia në Shqipëri dhe për këtë arsye kanë vendosur që rastin ta raportojnë edhe në Kosovë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar që nga viti 2012 ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk dinë për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit i njëjti ka raportuar rastin edhe në Shqipëri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit iniciohet rasti si më lart i cili mbetet nën procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë sw Kosovws.

Më Shumë

Dramë në kryeqytet: Ylli i shkakton humbjen e pestë radhazi Sigal Prishtinës

Ylli ka shënuar një fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Ashtu si në përballjen e...

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Lajmet e Fundit