15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Një shkollë në Prizren nuk po e respekton vendimin e MASHT-it për pushim gjatë ditëve në vijim

Vendimi i marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), që të enjten dhe të premten të pezullohet procesi mësimor për arsye të motit të ligë që po mbizotëron në vend, nuk po respektohet nga të gjitha shkollat.

Telegrafi ka mësuar se shkolla e ciklit fillor dhe të mesëm “Loyola”, do të vazhdojë normalisht procesin mësimor.

Në adresën tonë kanë ardhur ankesa nga nxënësit, duke pyetur se pse nuk veprohet në bazë të vendimit të MASHT-it.

Drejtoria e Shkollës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se duke marrë parasysh që “ne kemi investuar shumë për të krijuar kushte optimale për mësim, nuk kemi arsye për të mos zhvilluar mësim në ditët në vijim”.

“Megjithatë, marrë në konsideratë motin, nesër fillojmë mësimin nga ora 8:50 ( rreth një orë me vonë se zakonisht). Ju lutem kini kujdes gjatë udhëtimit për në shkollë.

Me respekt, Drejtoria”, ka shkruar drejtoresha e shkollës, Sijeta Braha. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

“Hasi Jehon” çel siparin, mbrëmë nisi nata e parë e festivalit treditor në Gjonaj

Mbrëmjen e së premtes, në fshatin Gjonaj të Hasit, filloi edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të...

Lajmet e Fundit