Një tre vjeçar në Rahovec gjendet i vdekur në pishinë

Një fëmijë i moshës tre vjeçare është gjetur pa shenja jetë në një pishinë të improvizuar në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit.

“Me datë 24.07.2018 në ora 10:15 stacioni policor në Rahovec ka marr informatën për një fëmijë pa shenja jete në fshatin Ratkoc. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se viktima  V.H i moshës tri vjeçare kishte humbur jetën në një pishinë të improvizuar në oborrin e shtëpisë së tij”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale  të Gjakovës.

Viktima menjëherë është dërguar nga familjarët në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë ju kthehet familjarëve”, përfundon njoftimi i policisë.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit