21.6 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025

Një Ushtri Europiane

Liderët e Republikës Çeke dhe të Hungarisë thonë se një ushtri e përbashkët europiane është e nevojshme për të forcuar sigurinë në BE.

Deklaratat u bënë në prag të bisedimeve në Varshavë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ata nuk e pëlqyen mirëseardhjen e saj për migrantët myslimanë nga jashtë BE-së.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se “duhet t’i japim përparësi sigurisë, prandaj le të fillojmë të ndërtojmë një ushtri të përbashkët Evropiane”.

Qeveria e Britanisë së Madhe e ka kundërshtuar fuqishëm një lëvizje të tillë jashtë hapësirës së NATO-s.

Liderët e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë po bashkërendojnë politikat e tyre të jashtme si “Grupi i Vishegradit”.

Kryeministri cek, Bohuslav Sobotka, tha se krijimi i një ushtrie të përbashkët Evropiane mund të mos jetë i lehtë por bëri thirrje për diskutime që të fillojë një gjë e tillë.

BE-ja ka kapacitete të përbashkëta të mbrojtjes në formën e 1500 trupave luftarake, por ato nuk janë testuar për luftime ende, njofton BBC. .

Vitin e kaluar, President i Komisionit Evropian, Jean Claud Juncker, bëri thirrje për krijimin e një ushtrie Evropiane, për t’i dhënë BE-së muskuj në përballje me kërcënimet nga Rusia dhe gjithandej.

Sllovakia do të jetë mikpritëse e një samiti joformal të BE-së më 16 shtator për të vlerësuar të ardhmen e BE-së pa Britaninë e Madhe.

Asnjë ministër britanik nuk do të marrë pjesë, meqë qeveria konservatore po përgatit terrenin për Brexit, në përputhje me votën e 23 qershorit për të dal nga blloku i 28 vendeve.

“Brexit nuk është vetëm një ngjarje si çdo tjetër – është pikë kthese në historinë e BE-së dhe ne prandaj duhet të formësojmë një përgjigje të kujdesshme”, tha Merkel.

Previous article
Next article

Më Shumë

Vdes në rrethana të dyshimta 29-vjeçari në Spitalin e Prizrenit

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta sot në mëngjes në Spitalin Rajonal të Prizrenit, çka ka alarmuar autoritetet hetimore. Burimet e Sinjalit...

Bashkimi kërkon lavdinë ndërkombëtare ndaj kampionëve polakë

Një duel i rëndësishëm na pret në kuadër të kualifikimeve për FIBA Europe Cup, ku kampioni i Polonisë, Anwil Wloclawek, do të përballet me...

Lajmet e Fundit