15 C
Prizren
E mërkurë, 24 Shtator, 2025

Një zyrtar i Trumpit thotë se po punohet për të penguar presidentin

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha, në kushte anonimiteti, se zyrtarë të administratës po punojnë për të penguar pjesë të agjendës së presidentit Donald Trump, për të mbrojtur SHBA-në nga, siç tha ai, “prirjet e tij të këqija”.

Në një editorial për gazetën New York Times, autori tha se “imoraliteti” i Trumpit ka çuar në vendime të keqinformuara dhe të pamatura.

Trump tha se autori anonim është “i mjerë”, ndërsa gazetën e cilësoi si “të rreme”.

Sekretari për media i tij tha se autori misterioz është “frikacak” dhe duhet të largohet.

New York Times e mbrojti editorialin, duke thënë se ai “i shton vlerë të rëndësishme kuptimit të publikut për atë që po ndodh në administratën Trump”.

Editoriali vjen një ditë pasi fragmente të një libri të gazetarit Bob Woodward për Shtëpinë e Bardhë, kanë zbuluar se zyrtarë të lartë të Trumpit kanë fshehur dokumente të ndjeshme për ta parandaluar atë nga nënshkrimi i tyre.

Më Shumë

Rahoveci 029 triumfon në Gjakovë, mposht Vëllaznimin

Rahoveci 029 ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Gjakovë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultatin 86:70, raporton PrizrenPress. Skuadra nga Rahoveci dominoi gjatë gjithë takimit,...

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit