11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Edhe Nora Gjakova i siguron Kosovës medalje olimpike, lufton për të artën

Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.

Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi, raporton Gazeta Express.

Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique.

Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme./

–Xhudistja Nora Gjakova ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.

Ajo ka arritur të fitojë me Ippon. Gjakova fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me Ippon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndërkohë, më herët ka mundur edhe holandezen, Sanne Verhagen, në kuadër të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Nora Gjakova është xhudistja që synon medalje në këto lojëra olimpike, pasi është edhe medalja e vetme që i mungon.

Ajo garon në kategorinë -57 kg. /Telegrafi/

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit