17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Nuk dëshiron të jetë superthatanike

Modelja dhe aktorja britanike, Kelly Brook, nuk dëshiron të jetë një vajzë superthatanike.

Bukuroshja 35 vjeçe, e cila njihet për format e plota të trupit, e pranon se ndjen që e ka lënë veten pas dore gjatë viteve të fundit, por e urren të jetë më vitale, sepse e pëlqen që të duket e “fuqishme” dhe “atletike”.

“Viteve të fundit e kam lënë veten krejtësisht pas dore, por pastaj kam dashur të kthehem në formë. Më pëlqen të kem forma të plota të trupit, të jem e fortë dhe atletike. Nuk dua të jem super-thatanike”, ka deklaruar ajo.

Zeshkania atraktive beson në përzierjen e regjimit të ushtrimeve të saj, me qëllim që të arrijë më të mirën nga ushtrimet.

“Bëj ngritje të peshave të rënda disa herë gjatë javës. Për ushtrime kardio, ngjitje në bjeshkë, not dhe ca arte luftarake. Më pëlqen t’i përziej gjërat”, ka shtruar bukuroshja.

Ajo ka zbuluar se shumë vite më parë, ka ndodhur që deri në pesë herë në javë të shkoj në palestër, por së fundmi është bërë paksa dembele, ndërsa i pëlqen edhe ushqimet me kalori të lartë.

“Viteve të fundit jam bërë paksa dembele. Por edhe ushqimit nuk mund t’i rezistoj si më parë. Më pëlqejnë ëmbëlsirat dhe ushqimi i shpejtë”, ka përfunduar ajo.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Lajmet e Fundit