12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

“Nuk i kam takuar ende” Adriana Matoshi rrëfen si reaguan prindërit e të dashurit 20 vite më të ri

Goca dhe Gra – Adriana Matoshi ka dhënë një ditë më parë një intervistë, ku ka folur për sëmundjen e rëndë që iu rikthye pas 9-vitesh si dhe për historinë e saj të dashurisë.

Aktorja e njohur dhe njëkohësisht deputetja e Kuvendit të Kosovës ka folur gjatë rreth karrierës së saj si dhe jetës personale, përfshirë kështu sfidat dhe vështirësitë që i është dashur të kalojë.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Adriana ka rrëfyer se si u ndjenë prindërit e të dashurit të saj, Keith Groeneveld, kur morën vesh për lidhjen e tyre me një diferencë shumë të madhe moshe midis njeri-tjetrit.

Matoshi u shpreh se ata ishin stepur, për shkak se nuk e prisnin që djali i tyre të kishte një të dashur 20 vite më të vjetër dhe me një vajzë. Megjithatë, ai ndoqi ëndrrat e tij duke ecur përpara. Ajo u shpreh gjithashtu se edhe shoqëria e tij nuk ka qenë fillimisht dakord.

“Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë ‘mami, babi’, ndërsa unë akoma nuk i kam takuar prindërit e tij. Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk më ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë”,- u shpreh ajo për lidhjen e saj.

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Lajmet e Fundit