8.1 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Nuk kam faj që jam seksi

Belen RodriguezModelja dhe aktorja e njohur me prejardhje nga Argjentina, Belen Rodriguez, më në fund ka vendosur t’u kundërpërgjigjet kritikëve të shumtë, në lidhje me paraqitjen e saj provokuese në publik.
Belen vazhdimisht ka qenë nën thumbin e kritikëve dhe medieve, për paraqitjen e saj të nxehtë në publik, duke provokuar me veshjet e saj seksi dhe zbulimin e pjesshëm të trupit, sidomos gjinjve.

Por, ajo i kundërshton këto akuza, duke thënë se Zoti ia ka falë bukurinë dhe trupin e tillë dhe nuk e ka problem që ta ekspozojë trupin dhe bukurinë e saj dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen, ndoshta edhe më shumë se që e ka bërë deri tani.

“Nuk kam faj që jam kaq seksi. Zoti më ka falur një trup dhe një bukuri të këtillë dhe jam falënderuese për këtë. Nuk i intereson askujt se çfarë bëj unë, a zhvishem apo jo, është vendim i imi dhe vetëm i imi”, është shprehur ajo e zemëruar.

“Mund të prisni që në të ardhmen të jem edhe më provokuese dhe më joshëse. Këtë e kam në natyrën time, nuk kam pse të turpërohem dhe nuk kam pse t’i frikësohem askujt”, ka shtuar bukuroshja, e cila dalëngadalë po lë gjurmë në Hollywood.

Belen në fillim të karrierës së saj si modele, kishte shkaktuar skandal të vërtetë, kur ishte zbuluar një video e saj seksuale, të cilën e kishte realizuar me të dashurin e saj të atëhershëm dhe kur ajo ishte vetëm 17-vjeçare. Por, duket se pikërisht kjo video ia kishte hapur rrugët e famës në vitet në vijim dhe sot gëzon famën ndërkombëtare.

Më Shumë

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Zbulohet mosha e viktimave që humben jetën nga zjarri në një banesë në Malishevë

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë në Malishevë. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë...

Lajmet e Fundit