5.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Nuk po përçahemi

Fatmir Limaj 230Fatmir Limaj ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së Kolaicionit LDK-AAK-Nisma, duke thënë se janë bashkë dhe do të veprojnë edhe më tutje si të tillë.

Pas takimit që liderët e Bllokut kanë mbajtur sot, Limaj ka deklaruar se janë të përcaktuar që vendit t’i japin një qeverisje të shumicës.

“Koalicioni është fuqishëm bashkë. Veprimet tona janë të përbashkëta”.

“Ata që mendojë dhe dyshojnë në ndonjë përçarje, e kanë gabim. Ne jemi fuqishëm bashkë dhe fuqishëm të përcaktuar që vendit t’i japim qeverisje të shumicës”.

“VLAN është unik, i vendosur për të ecur përpara me projektin që e kemi ndërtuar për ta ndryshuar qeverisjen në këtë vend dhe për t’i dhënë vendit një qeverisje më ndryshe”.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta”.

“Në Kosovë do të qeverisë shumica parlamentare dhe shumica parlamentare është në këtë koalicion”.
“Ne vazhdojmë të tentojmë dhe nuk do të lodhemi për të gjetur rrugën institucionale”, ka deklaruar Fatmir Limaj.

Lideri i Nismës, po ashtu, ka bërë të ditur shqetësimin e Bllokut për mosthirrjen e seancës konstituive nga Flora Brovina, ndërkohë që ka kërkuar që seanca të thirret sa më parë dhe situata të zhbllokohet.
“Ne jemi të shqetësuar që edhe pas kaq shumë kohe nuk kemi ftesë për mbajtje të seancës dhe aty në Parlament të tentohet të gjendet zgjidhja drejt zhbllokimit të situatës”.

Më Shumë

Mbajtja në ndalim e 35 të dyshuarve në rastin BKS, gjykata u reagon avokatëve”: U bë në përputhje me ligjin

Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm. Përmes një reagimi, kjo gjykatë...

Aksion i Prokurorisë së Prizrenit, arrestohen ish-zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar një aksion të gjerë policor në...

Lajmet e Fundit