4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, policia arreston dy persona në Rahovec

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës në Rahovec, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Raporti i plotë i PK-së:

• Fsh. Bellacerk, Rahovec 29.03.2020-08:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka vepruar ne kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e organit kompetent lidhur me parandalimin e COVID 19, duke shërbyer me kafe klientëve nga kafiteria e tij. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Fsh. Drenoc, Rahovec 29.03.2020-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me disa persona të tjerë kishte qenë në oborrin e një shkolle duke luajtur, ndërsa persona e tjerë kishin arritur që të largohen. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar lirohet në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit