22.3 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Nuk do të ketë më rënie nga provimi i maturës!

arsim bajramiMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka takuar të mërkurën maturantë të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit ” në Ferizaj, në funksion siç tha të vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta me ta dhe arsimtarët.

Ministri Bajrami ka thënë se takimi ka qenë konsultativ me qëllim të identifikimit të nevojave dhe problemeve që kanë nxënësit.

“Si qeveri po punojmë shumë me shkolla, arsimi dhe edukimi po bëhen prioritete kombëtar. Javën e ardhshme do ta miratojmë programin e qeverisë dhe do ta shihni se arsimi është një prioritet kombëtar”, ka thënë Bajrami, për të shtuar se MASHT-i do të jetë tërësisht i përkushtuar që të ngrisë cilësinë.

Për më tepër, ministri Bajrami, u ka sjellur nxënësve një lajm të mirë edhe sa i përket testit kombëtar të maturës, duke thënë se do të rishikohet provimi i maturës i cili sipas tij nganjëherë ka qenë edhe element i stresit familjar.

“Me Ligjin e ri do të ofrojmë lehtësime dhe nuk do të ketë rënie nga provimi i maturës, do të ketë vetëm një afat dhe të gjithë do të kualifikohen për fakultet, por poenat e tyre do të llogariten nga fakulteti me rastin e pranimit. Ne kemi vlerësuar se përkundër që ka qenë i suksesshëm, provimi i maturës ka krijuar stres dhe trauma familjare, kemi vendosë ta rishikojmë, do të startojmë edhe me maturën digjitale”, ka shtuar Arsim Bajrami.

Ministri Bajrami, ka komentuar edhe paralajmërimet e fundit të SBASHKU-t, duke thënë se si ministër do të punoj katër vjet për arsimtarë, për t’iu ngritur pagat, por dëshira është që arsimtarët të kërkojnë ngritjen e pagave në proporcion me ngritjen e cilësisë. Ai ka thënë se rroga e arsimtarit nuk është e ulët, por e dinjitetshme.

Më Shumë

Një e mitur raportohet e zhdukur në Prizren

Një grua ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur është zhdukur nga e marta. Në raportin 24 orësh të policisë, theksohet se...

Po të shkruaj…!

Sahit F. Osmani Po të shkruaj me dorën e zemrës Fjalët që dalin nga ngrohtësia e shpirtit Letrën e bardhë do ta mbushin si lulet me aromë...

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit