6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Nuland viziton Kosovën

Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, të dielën arrin për një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turi që do të zhvillojë në Ballkan.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se më 11 deri më 14 korrik ajo do të vizitojë Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë, ku do të takohet me udhëheqësit me të lartë të qeverive dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Në Kosovë dhe në Serbi, në mënyrë të veçantë, ajo do të diskutojë dialogun Kosovë – Serbi dhe progresin në zbatimin e Marrëveshjes, së 19 prillit, 2013 të arritur në Bruksel mbi normalizimin e marrëdhënieve”, është thënë në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Nuland sigurisht se gjatë vizitës së saj në Kosovë do të diskutojë me liderët institucional edhe për themelimin e Gjykatës Speciale.

Më Shumë

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit