Numër i lartë i aksidenteve në 24 orët e fundit, 1889 gjoba trafiku

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një numër i lartë i aksidenteve, me shumë të lënduar.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia e Kosovës, 32 persona janë lënduar në këto aksidente, ndërsa dëmet materiale janë raportuar në 75 raste. Megjithatë, lajmi i mirë është se nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet.

Përveç kësaj, Policia ka bërë të ditur edhe numrin e gjobave të shqiptuara për shkelësit e rregullave të trafikut. Për shkeljet e kësaj natyre, janë shkruar në total 1889 tiketa trafiku.

Në 24 orët e fundit forcat e rendit kanë kryer edhe arrestime. Gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar 24 persona, ndërsa 9 persona ndodhen në mbajtje nga autoritetet për të verifikuar rrethanat e ngjarjeve, derisa 4 persona janë dërguar në vuajte të dënimit.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit