-6.4 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Nxënësit e Rahovecit vizituan Gjykatën e Prizrenit

Sot, Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizitoi Qendra Rinore SHL-K me nxënësit e shkollave të mesme të Rahovecit.

Në një komunkatë të gjykatës thuhet se vizita ka karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të Shkollës Profesionale të Rahovecit nën përcjelljen e mësimdhënësve dhe menaxheres së projektit.

“Nxënësit u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj, e cila prezantojë strukturën e gjykatës punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët  mënyrën  e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluar për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët ku edhe vazhduan me  diskutimet e hapura”, thuhet në komunikatë.

“Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit  patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës, si dhe iu krijua mundësi të marrin pjesë në ecurinë e një seancë gjyqësore”.

“Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët, me shkollat e qytetit dhe të rajonit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Plagosja në Prizren, identifikohen tre të dyshuar – u arratisën me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar tre të dyshuar për plagosjen e mbrëmshme në Prizren, ku të lënduar mbetën dy persona.   Bazuar në...

Liria zyrtarizon sulmuesin kryesor të Ligës së Parë

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me sulmuesin nigerian, Theophilus Solomon (29), i njohur si një nga golashënuesit më të mirë të pjesës...

Lajmet e Fundit