10 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

OBSH: Jo më doreza në lokale, markete e institucione. Përdorni xhel

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron që të mos mbahen më doreza për shkak të koronavirusit. Ky paralajmërim vjen pasi përdorimi i tyre mund të rrisë rrezikun e infeksioneve, që nga momenti që mund të ndoten dhe të tjerë mund të prekin të njëjtat sipërfaqe, apo me duart me doreza mund të preket fytyra.

Në njoftimin e OBSH thuhet se, “Në vendet publike si supermarkete, përveç distancimit fizik, rekomandohet vendosja e xhelit higjienizues për duart, në hyrje dhe në dalje”. Sipas Organizatës më të Madhe të Shëndetësisë, duke përmirësuar praktikat higjienizuese, vendet mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se ndonëse situata pas shpërthimit të koronavirusit në Evropë është përmirësuar, “në nivel botëror është duke u përkeqësuar”. Në një njoftim për koronavirus më herët gjatë ditës, ai u ka thënë gazetarëve që më shumë se 100,000 raste të infektuara janë raportuar në nëntë nga 10 ditët e fundit, dhe se 75 për qind e rasteve të një dite më parë kanë ardhur nga vetëm 10 shtete – shumica prej tyre nga Amerika dhe Azia Jugore.

Mirëpo pavarësisht tonit të vrazhdë, Tedros ka thënë se OBSH-ja është e inkurajuar nga “shenjat pozitive” në disa shtete. “Në këto shtete, kërcënimi më i madh vetëkënaqësia”, ka shtuar ai. “Rezultatet nga studimet, që tregojnë sesa është ekspozuar popullsia ndaj virusit, tregojnë se shumica e personave në botë janë të ndjeshëm ndaj infektimit”. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën me këtë virus janë infektuar mbi 7 milionë persona. Prej tyre, mbi 3 milionë janë shëruar, derisa mbi 400,000 kanë vdekur./Shekulli

Më Shumë

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Bashkimi rikthehet te fitorja

Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 (28:22, 21:24, 19:14, 10:17), në javën...

Lajmet e Fundit