15.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Olta ‘ngacmon’ Kiarën: Luizi dëshiron fëmijë sapo të dilni ndërsa ti ke karrierën para, çfarë do të bësh

Nominimi këtë javë në Big Brother VIP Albania është më i ngushtë mes banorëve se herët të tjera.

Këtë herë janë vetëm dy të nominuara, aktorja Olta Gixhari dhe moderatorja Kiara Tito, njëra prej tyre pritet të eliminohet ditën e shtunë (25 mars).

Por, kjo situata ka ngjallur shumë diskutime mes dy vajzave, ato një bisedë me njëra-tjetrën e kanë bërë edhe mbrëmjen e kaluar kur po qëndronin në shtrat.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Ishte Olta ajo që e ka ngacmuar Kiarën për lidhjen e saj me Luizin teksa edhe e pyeti se si po planifikonte të bënte fëmijë.

Aktroja e vuri moderatoren përpara një zgjedhjeje nëse do të zgjidhte të bënte fëmijë apo të ndërtonte një karrierë.

Foto: Kiara Tito/Instagram

“Luizi sa të dali do fëmijë, ti sa të dalësh do të kesh një super karrierë dhe çfarë do të bësh, se puna që ke ti nuk ta lejon të ngelesh menjëherë shtatzënë, se je në televizion, je në prezantim prandaj po të pyes si do ia bësh”, tha Olta.

Ndërkohë, Kiara tha se për këto gjëra do të vendosin pasi të dalin nga shtëpia e famshme kur të shohin se me çfarë projektesh do të merren.

“Prit ta marr vesh se çfarë projekte kam, si ia bëjnë këto tjerat që kanë edhe karrierë edhe fëmijë, kur të dalë e vendosi, mund të dalë në ekran edhe shtatzënë”, u shpreh Kiara.

Sa i përket nominimit të tyre, Luizi bëri edhe një deklaratë se në rast të eliminimit të Kiarës edhe ai do të largohej bashkë me të.

Megjithatë, pas disa ditësh reflektimi ai nuk pritet të bëjë një gjë të tillë pavarësisht nëse eliminimet partnerja e tij. /Telegrafi/

Më Shumë

Zojz, hajnat vjedhin mbi 20 krerë dele e qengja dhe 30 pula

Blegtorit Demush Bytyçit nga fshati Zojz i janë vjedhur 20 krerë dele dhe qengja dhe 30 pula. Vjedhja ka ndodhur sot, në orët e hershme...

Aksion i Policisë në zonën kufitare, katër sirianë dyshohen se gjuajtën në drejtim të tyre

Policia e Kosovës është vënë në lëvizje të enjten, pas informacioneve të marra nga Policia e Shqipërisë, se disa persona kanë provuar të hynë...

Lajmet e Fundit