8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Opozita edhe në Shqipëri nuk merr pjesë në seanca

Vetëm një javë pasi opozita vendosi t’i rikthehej jetës parlamentare në Shqipëri, sërish ajo nuk do të jete e pranishme në seancën e sotme.

Kjo, pas vendimit të grupit parlamentar të PD-së për t’i bojkotuar për dhjetë ditë punimet e Kuvendit.

Ky vendim, u mor të martën në mbështetje të deputetit të PD-së, Sali Berisha, i përjashtuar një javë më parë nga parlamenti për shkak të thirrjeve për armatosjen e qytetarëve.

Rendi i ditës i seancës së sotme, parashikon diskutimin e disa projektligjeve, si ai “Për punën vullnetare”, “Për faljen e detyrimeve të ish ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare”; pr/ligji “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël”, si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës dhe organikës së ERRU-s”.

Në agjendë është përfshirë edhe miratimi i disa pr/rezolutave për veprimtarinë e disa institucioneve gjatë vitit 2015, si pr/rezoluta për Avokatin e Popullit; ajo për veprimtarinë e KQZ-së; të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe për veprimtarinë e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për vitin 2015.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit