Opozita kërkon vëmendjen e pushtetit edhe për dëmet në Has të Prizrenit

Partia më e madhe opozitare në Prizren ka akuzuar drejtuesit e Qeverisë lokale dhe asaj qendrore për moskujdes ndaj trevës së Hasit, pas reshjeve intensive që kanë shkaktuar dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe amvisëri.

Sipas tyre, qytetarët e Hasit nuk e kanë merituar një trajtim të tillë nga pushtetarët e të dyja niveleve. Ndërsa zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se komisioni për evidentimin e dëmeve në bujqësi do të vizitojë këtë trevë gjatë ditës së shtunë, shkruan KOHA.

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka shprehur qëndrimin se ekzekutivi lokal e qendror nuk kanë treguar kujdesin e duhur për Hasin në këtë situatë.

“Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk kanë gjetur kohë ta vizitojnë edhe Hasin, pas motit me furtunë, që dy ditë më parë përfshiu edhe këtë rajon, duke shkaktuar dëme të shumta në bujqësi, infrastrukturë dhe në ekonomitë familjare. Kurti dje ka qenë vetëm në Suharekë dhe Mamushë e Haskuka në Anadrini, shumë afër Hasit, por nuk e kanë parë të arsyeshme të dalin andej Drinit, meqenëse tash nuk është fushatë zgjedhore”, ka thënë Totaj.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit