6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Opozita e “ligë” përballë Qeverisë!

Kuvendi_i_Kosoves_7Miratimi në parim i Projektbuxhetit të Kosovës për vitin 2014 e rikonfirmoi edhe një herë se koalicioni qeverisës është i konsoliduar dhe i palëkundshëm përballë opozitës “pikë e pesë”. Madje, votat e disa ligjvënësve opozitarë, pro projektbuxhetit, dëshmuan se partitë opozitare edhe brenda vetes janë heterogjene në mendime dhe veprime brenda Kuvendit.

Pavarësisht se në kalkulimet aritmetike, sipas analistëve, koalicioni nuk i ka numrat që e mbajnë në këmbë, kryeministri Hashim Thaçi po gjen “sejmenë” për t’i përdorur si paterica për ta mbajtur në këmbë qeverinë, shkruan ‘Zëri’. Edhe miratimi në parim i Projektbuxhetit u arrit pikërisht falë mungesës së disa deputetëve në atë seancë, si dhe falë votës “pro” të disa deputetëve tjerë opozitarë. Pro projektbuxhetit votuan Agim Kuleta, Aurora Bakalli, Kymete Bajraktari.

Opozita në ndihmë Qeverisë!

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se është bërë praktikë që deputetët e AAK-së e LDK-së t’ia “zgjasin dorën” pushtetit sa herë që ai ka nevojë për ndihmën e tyre. “Por aty vërejmë se jo të gjithë deputetët e opozitës kanë qenë kundër buxhetit, dhe një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës nuk kanë qenë fare në sallë. Kjo ia ka mundësuar votën “Për” buxhetit. Është e qartë se partitë opozitare nuk po duan ta rrëzojnë qeverinë e Thaçit, që i bie se po duan të vazhdojnë me të”, ka thënë Ymeri.

Në anë tjetër, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se qeverinë po e përkrahin grupe të vogla dhe individë të caktuar, por sipas tij nuk do të thotë që qeveria është e sigurt.

“Unë them që ka grupe të vogla, grupe të caktuara nga minoritetet ose individë të caktuar që e përkrahin qeverinë, por kjo nuk do të thotë që kjo qeveri e ka të ardhmen të sigurt; vendi mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Gashi.

Ndërsa ata që votuan “pro” miratimit të projektbuxhetit thonë se kanë pasur arsye të ndryshme pse kanë votuar ndryshe nga subjektet opozitare.

Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta, ka thënë se ka votuar “pro” sepse moskalimi i projektbuxhetit do të nënkuptonte edhe rënien e Qeverisë, gjë e cila sipas tij, është në dëm të vendit. “Prandaj kemi konsideruar që më mirë është ta kemi edhe pesë apo gjashtë muaj këtë qeveri dhe pastaj të mbahen zgjedhje me reforma sesa të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pa reformë zgjedhore, pa pastrim të listave dhe pastaj të kemi edhe katër vjet një qeveri tjetër me vota të dyshimta”, ka deklaruar Kuleta.

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit