28.8 C
Prizren
E martë, 18 Qershor, 2024

Opozita në Prizren lë pas pozitën me performancë në Kuvendin e Komunës

Opozita në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ka shënuar një performancë shumë më të mirë gjatë vitit 2016 në këtë institucion krahasuar me përfaqësuesit e pozitës në nëntë shtylla të vlerësimit përmes “Fletënotimit” të realizuar prej Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Ndërkaq anëtarët e Kuvendit të Komunës me performancën më të mirë gjatë vitit që lamë pas del të jenë Drita Millaku nga LV-ja me 8.7 për qind, pasuar nga Mybera Mustafa nga LDK 7.2 për qind me dhe Arber Rexhaj nga LV-ja me 7.0 për qind.
Këto të dhëna u prezantuan sot nga përfaqësuesit e KDI-së, përmes një konference për media gjatë të cilës u shpalosën detajet e “Fletënotimit” për këtë komunë që përmban analizë dhe notim për punën individuale të 41 anëtarëve të këtij kuvendi komunal dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë institucion për periudhën janar-dhjetor 2016.
Me këtë rast Naim Cahani, nga KDI-ja, ka sqaruar se vlerësimi është realizuar për nëntë kategori si: propozimet për rend dite, pjesëmarrja në diskutime gjatë seancave, pjesëmarrja në diskutime në emër të grupit të anëtarëve, inicimi i çështjeve, amandamentimi i legjislacionit, inicimi i rregulloreve, pyetjet parlamentare, mungesa në seanca si dhe gjuha joparlamentare.
Në bazë të statistikave të nxjerra ka bërë të ditur se LDK-ja dhe LV-ja shënuan angazhimin më të madh në pothuajse të gjitha pikat e “Fletënotimit” në Kuvendin e Komunës së Prizrenit.
“Gjatë vitit 2016, janë propozuar gjithsej 7 pika për rend dite. Trendi i diskutimeve vlerësohet me rezultatet më të larta nga PDK-ja me 21.7 për qind, LDK-ja dhe LV-ja me 20.1 për qind, përkatësisht 16.3 për qind të diskutimit të përgjithshëm”, ka thënë Cahani.
Kurse Ellza Alija nga KDI, bëri të ditur se nga vlerësimet del se në vitin 2016 janë iniciuar 439 çështje prej të cilave 58 për qind ishin nga fushat me interes për qytetarët e Prizrenit, ndërkaq 42 për qind e çështjeve të iniciuara lidhen me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit.
“Anëtarët e LDK-së prijnë me 23.7 për qind të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e LV-së dhe PDK-së me 19.8 për qind përkatësisht 18.5 për qind të çështjeve të ngritura”, ka theksuar Alija.
Sa i përket amandamentimeve gjatë vitit 2016, janë dhënë 32 propozime për amandamentim të legjislacionit. Nga këto, LV-ja me 62.5 për qind, AAK-ja me 12.5 për qind, BD-ja me 18.8 për qind, PDK-ja dhe LDK-ja me nga 3.1 për qind të amendamenteve.
Janë parashtruar 259 pyetje, shumica e të cilave lidheshin me interesin qytetarët dhe 31 për qind e tyre ishin çështje procedurale të institucionit. “Edhe në ketë pikë LV0ja shënon përqindjen më të madhe me 22.8 të pyetjeve të përgjithshme”, ka shtuar Alija.
Përmes këtij publikimi KDI-ja, synon që të informoj qytetarët në mënyrë të paanshme dhe objektive për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në periudhën janar-dhjetor 2016, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Ushtari i KFOR-it kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: “Kjo ma ndryshoi jetën”

Më 12 qershor 1999-të, forcat e NATO-s hyjnë në Kosovë pas 78 ditësh të bombardimeve, duke çliruar përfundimisht Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Kjo...

Pandeli Majko: Privilegj i madh të pranoj titullin ‘Qytetar Nderi’ i Rahovecit

Komuna e Rahovecit i ka ndarë të premten titullin “Qytetar Nderi” i Rahovecit ish-kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe...

Lajmet e Fundit