11.7 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025

Organizohet manifestimi “Takimet Letrare Ndërkombëtare “Azem Shkreli”

azem shkerliDrejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Pejës, organizon edicionin e 12 –të, të manifestimit “Takimet Letrare Ndërkombëtare “Azem Shkreli”. Aktivitetet organizohen sot dhe nesër, kurse do të marrin pjesë shumë shkrimtarë nga Kosova dhe jashtë saj.

Në përkujtim të jetës dhe veprës së poetit të njohur Azem Shkreli, sot bëhet hapja e “Takimeve Letrare Ndërkombëtare” Azem Shkreli”, në Universitetin “Haxhi Zeka” të komunës së Pejës, për të pasuar me Orën Letrare, në bibliotekën e qytetit, që mban emrin e poetit Azem Shkreli. Aver Husaj, shef i Kulturës në Kuvendin Komunal të këtij qyteti, thotë për Radio Kosovën se në këtë Orë Letrare marrin pjesë edhe krijues të rinj, nga Kosova dhe jashtë saj.

“ Karakteristikë e këtyre takimeve është se do të ndahet çmimi “Bulzat”, pasiqë është shkarravitja e parë e Azem Shkrelit, kështuqë ne kemi menduar se ia vlen për fillestarët të ndahet ky çmim”, thotë Averi.

Pas orës letrare, thotë Husaj, do të jetë takimi me laureatin e Takimeve Letrare “Azem Shkreli” dhe do të bëhet promovimi i librit të Jusuf Buxhovit “Jeniçeri i fundit” ndërkaq, ditën e dytë – të shtunën do të shfaqet një fragment nga shfaqja “Varri i qyqes” me tekst të Azem Shkrelit dhe regji të Drita Begollit. Ndërkaq, vetë regjisorja Begolli thotë se drama “Varri i qyqes” është shfaqur vetëm njëherë, në teatrin e Pejës.

“ Unë mendoj që qyteti i Pejës, ka merituar që një tekst i tillë, me autor vendas të punohet në atë teatër. Përpos që ishte teksti i Azem Shkrelit, mendoj që shfaqja ëhstë realizuar jashtëzakonisht mirë dhe do të ishte mirë që ta shohin sërish qytetarët e Pejës”, thotë Drita.

Poeti Azem Shkreli, me poezinë e tij shënoi kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe në periudhën pas luftës së dytë botërore. Ndër përmbledhjet poetike të tij janë “Engjujt e rrugëve”, “E di një fjalë prej guri”, “Lirikë në shi” etj. Azem Shkreli, ka vdekur në vitin 1997.

Më Shumë

Ndahet nga jeta Arben Fondaj, ish-lojtar dhe ish-anëtar i bordit të Yllit dhe FBK-së

Basketbolli kosovar humb një figurë të shquar. Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Suhareka ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të Arben...

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç 13 lidhje ilegale të ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njofton se gjatë kësaj jave ekipet inspektuese kanë ndërmarrë aksione në terren, ku janë identifikuar dhe shkyçur gjithsej...

Lajmet e Fundit