Orkestra Frymore ‘Prizreni’ do mbajë sot koncert në Shtëpinë e Kulturës

Orkestra Frymore Prizreni për herë të parë do të organizojë koncert sot në Shtëpinë e Kulturës ‘Xhemajl Berisha’ në Prizren.

Repertuari i këtij koncerti do të përmbajë vepra të kompozitorëve si Bizet, Shostakovitch, Webber, Zhulali, Schirfin, Antoni, Rota, Weiss, Peretti, Creatore, Ibrahimi, Piazzolla, Shkodrane.

Në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e Orkestrës Frymore të Prizrenit tregohet se koncerti do të mbahet me fillim nga ora 18:00 dhe dirigjent do të jetë Edon Ramadani.

Tutje tregohet se hyrja në këtë koncert është me ftesa.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tyre të plotë:

KONCERT

ORKESTRA FRYMORE PRIZRENI

Orkestra Frymore Prizreni nesër me 28 shkurt 2021 prej orës 18:00 për herë të parë organizon koncert në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Repertuari i koncertit përmbanë vepra të kompozitorëve si Bizet, Shostakovitch, Webber, Zhulali, Schirfin, Antoni, Rota, Weiss, Peretti, Creatore, Ibrahimi, Piazzolla, Shkodrane.

Dirigjent: Edon RAMADANI

Mbajtja e maskës dhe respektimi i distancës është i obliguar.

Hyrja në koncert është me ftesa.

Mirësevini.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit