9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Ornela Muti pranon darkën me Vladimir Putin

Kisha marrë një ftesë për të qenë në një darkë bamirësie për të sëmurët me kancer. Kjo ka qenë arsyeja përse unë isha në një tavolinë me presidentin rus, Vladimir Putin. Kështu ka deklaruar në një intervistë përballë gazetares, Daria Bignardi në emisonin “Le invasioni Barbariche” aktorja italiane, Ornela Muti.

Nuk kam qenë vetëm unë që kam darkuar atë natë më Putin, të pranishëm ishin edhe shumë njerëz të tjerë të famshëm dhe personalitete të ndryshme që iu bashkuan kauzës për fëmijët e sëmurë – ka deklaruar më tej 60–vjeçarja, Muti.

Ornela Muti u akuzua nga mediat se braktisi më 10 Dhjetor të 2010 skenën ku do të interpretonte në Teatrin Verde me pretendimin se ishte prekur nga një virozë në fyt duke paraqitur edhe rekomandimin e mjekut se ajo nuk ishte në gjendje të aktronte. Por artistja në vend që të qëndronte në shtëpi për të kuruar fytin, mori avinonin dhe fluturoi për në Shën Petërsburg për darkën me Vladimir Putin.

Me tej në këtë interviste aktorja është rrëfyer për jetën e saj, familjen, femijet dhe karrierën.

Më Shumë

Suhareka përkujton dëshmorët dhe martirët e Greikocit dhe Vraniçit

Kryetari i Suhareka, Bali Muharremaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Greikoc dhe Vraniç, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë e...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit