11.6 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Osmani i kërkon Serbisë ekstradimin e sulmuesve të Banjskës, vlerëson rolin e Amerikës në dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Këtë deklaratë, presidentja e bëri pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takim për të cilin tha se ishte përmbajtësor për zhvillimet e fundit në Kosovë.

E para e shtetit u shpreh se Serbia duhet të ekstradojë të gjithë ata që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti agresioni kundër Kosovës

“Grupi terrorist dhe paramilitarë nga Serbia i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për këtë akt agresioni dhe sulm terrorist duhet të ketë përgjegjësi. Serbia duhet të ekstradojë të gjithë ata që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti agresioni kundër Kosovës dhe stabiliteti në Rajon. Ne do të vazhdojmë t’i zbatojmë standardet më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me aleatët tanë, në veçanti me ShBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe të parandalojmë edhe sulme të tilla në të ardhmen, për çka jam e bindur që edhe në qoftë se Serbia tenton një gjë të tillë, përderisa punojmë së bashku do të dështojë ashtu siç ka dështuar edhe më 24 shtator”, tha Osmani.

Më tej, Osmani tha se sa i përket Dialogut me Serbinë, ky proces varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit, në këtë rast, Bashkimit Evropian ndaj palëve.

“Procesi i dialogut me Serbinë, është proces në të cilin jemi të përkushtuar. Kam potencuar se suksesi i këtij procesi varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit në këtë rast e Bashkimit Evropian ndaj palëve dhe se është kruciale të këtë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakorduara në vitin e kaluar, veçanërisht të marrëveshjes bazike të shkurtit të vitit 2023 dhe aneksit të Ohrit të marsit 2023. Angazhimi dhe roli i ShBA-vë mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të procesit të dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, tha ajo.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

ZRRE del me njoftim lidhur me tarifat e reja të energjisë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka dalë me njoftim rreth tarifave të energjisë elektrike dhe ndikimin që kjo do të ketë tek konsumatorët...

Të premten rivarrosen eshtrat e njërit prej të zhdukurve gjatë luftës në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se më 25 prill (të premten) do të rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, i vrarë në sulmin serb në...

Sonte

Lajmet e Fundit