Ozil rinovon me Arsenalin

Arsenali ka konfirmuar se mesfushori Mesut Ozil ka rinovuar kontratën e tij me “topçinjtë”, trasnmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman, i cili kishte kontratë me Arsenalin vetëm deri në qershor të këtij viti, do të qëndrojë në Londër së paku edhe për tre vite të tjera.

Pavarësisht interesimeve të shumta të klubeve evropiane si Paris Saint-Germain apo Manchester United, 29-vjeçari vendosi të qëndrojë në “Emirates”.

“Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se Mesut Ozil ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me ne”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit londinez.

Ozil është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2013, kur ishte transferuar nga Real Madridi për 47 milionë euro dhe në 182 paraqitje me klubin anglez ka realizuar 36 gola dhe 164 asistime.

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit