22.8 C
Prizren
E premte, 25 Qershor, 2021

Pafuqia për ta pranuar të vërtetën!

Ahmet Jashari

“Shqiptari kundërshton ende pa e marrë vesh”, thotë Konica. Ndoshta ende ka shqiptarë që nuk e ka marrë vesh kush ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), prandaj edhe e atakojnë atë. Ndryshe nuk ka si të kuptohet ekstaza që përjeton një njeri normal përderisa sheh duke u zhbërë epoka më e ndritshme e historisë së Kosovës.

Të izoluar gjatë luftës nëpër bodrume në objekte të papastra qytetesh, muret e të cilave ishin të mbushura me shkrime cirilike kundër shqiptarëve, shumë syresh kanë mundur ta humbin lidhjen me realitetin. Të bombarduar me propagandë të “intelektualëve”, që atdheun e lavdëronin në poezi, por e shisnin në gjykata si dëshmitarë të djemve dhe vajzave më të mira të kombit, mund të jenë shndërruar në viktima psikologjike.

Sa e vështirë është të pranohet fakti se ushtarët e UÇK-së kanë vdekur për liri, në beteja, në prita, duke mbrojtur fëmijët, gratë dhe pleqtë e familjeve të veta dhe atyre që nuk kishin guxim për ta bërë një gjë të tillë?! E vërteta është që shumë herë nuk ia kanë dalur t’i mbrojnë, meqë kishin mungesë armatimi, mungesë përvoje apo ndonjëherë edhe mungesë guximi.

E zorshme të pranohet se ende ka njerëz në Kosovë që nuk e di kush ishte UÇK-ja, por megjithatë më e lehtë të përdoret si justifikim?! Po ishin tanët more. Vëllezërit, motrat, nipërit, dajallarët, kushërinjtë… këta ishin. I njohim një nga një! Dikush ishte student, një tjetër bujk, dikush tjetër mërgimtar, një tjetër murator… Të gjithë tanët ishin. Profesionistët e luftës ishin të pakët, meqë pak kishim e edhe më pak ju kishin bashkangjitur luftës.

Këta ishin njerëz që luftën nuk e kishin zgjedhur, por lufta i kishte zgjedhur ata meqë ishin më të guximshëm dhe më të gatshëm për sakrificë. E vërtetë është që në mesin e tyre kishte edhe të tillë që nuk i bëjnë nder luftës.  “Lufta nuk të ban meremet”, thotë populli ynë. Dikush i ka humbur 20 anëtarë të familjes për liri dhe nuk ankohet, por është krenar.

Dikush ka humbur më pak, shumë më pak, dikush fare. Këta të fundit zakonisht ankohen më së tepërmi, meqë nuk ka dhënë asgjë për liri. Ndryshe si do të mund të dilnin 150 dëshmitarë kundër UÇK-së? Aq shumë dëshmitarë zor të gjenden për të dëshmuar krimet e regjimit serb që ka vrarë 13 mijë shqiptarë, ka masakruar e dhunuar. Kjo është ndërmarrje e regjimit të sotëm serb për të kriminalizuar luftën e popullit të Kosovës për liri, duke u shërbyer me marrëzinë shqiptare.  Politizimi i skajshëm ka verbuar të gjithë dhe më nuk kursehet asgjë.

Serbia e godet UÇK-në për ta plandosur Kosovën në planin e jashtëm, ndërsa shqiptarët e godasin për t’i plandosur politikisht bartësit e luftës në planin e brendshëm. E keqja është se të dy goditjet e rrënojnë të ardhmen e shtetit të Kosovës! Shqiptarët do të duhej ta mbronin UÇK-në në planin e jashtëm dhe të brendshëm, duke e ndarë nga lufta politike që do t’ua nxjerrë sytë të gjithëve!

Më Shumë

Veteranët vendosin shkronjat UÇK në një fshat të Malishevës

Veteranët e UÇK-së në shenjë nderimi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, kana vendosur shkronjat UÇK në fshatin Ngucat të Malishevës. Kryetari i komunës...

Nxënësja Ermira Karahoda nga Prizreni zë vendin e parë në nivel Republike në garën “Shkencëtari i Ri”

Sot u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për garën "Shkencëtari i Ri”, e cila u organizua në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe...

Prizren/ Burri me probleme mendore tenton të bëjë vetëvrasje duke goditur veten me thikë

Një burrë në Malësinë e Re të Prizrenit dje ka tentuar t’i japë fund jetës së tij. Viktima ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke e...

Zhduket një femër në Prizren

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të zhdukjes së një femre në Prizren. Rasti ka ndodhur më 21 qershor. “Një femër kosovare ka informuar...

Latifi mban debat me banorë të fshatit Zatriq, merr parasysh shqetësimet e tyre

Në fshatin Zatriq, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur debat publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024. Gjatë debatit me banorë të...

Mbi një mijë e 700 gjoba trafiku u shqiptuan nga policia në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shqiptuar 1 mijë e 742 tiketa trafiku. Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, janë shqiptuar shtatë...

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do ta paguajnë taksën prej 15 eurosh në Mal të Zi

Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do ta paguajnë sigurimin kufitar në vlerë prej 15 eurosh me Malin e Zi. Kështu ka bërë...

Roma pas Sergio Ramos

Sergio Ramos do të largohet nga Real Madridi pasi kontrata e tij me gjigantët e La Ligas skadon në fund të muajit. Ai ka qenë...

Vendos KQZ-ja – Dënon Nismën, mbi 950 mijë euro për fushatën e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim për ta gjobitur me 350 euro Nismën, pasi ky subjekt politik nuk e ka lajmëruar KQZ-në,...

Sulmi ndaj infermierit në Dragash, reagon FSShK-ja

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, ka reaguar për sulmin ndaj infermierit në urgjencën e QKMF-së në Dragash. Sipas reagimit, infermieri është sulmuar verbalisht...

Burrat e famshëm që tradhëtuan gratë e tyre

1. Ben Affleck Shpejt pasi aktori dhe Jennifer Garner konfirmuan divorcin, nisën thashethemet se Ben kishte një histori me dadon e shtëpisë, e cila më...

Pas raportimit të qytetarit, Policia e Prizrenit gjobit shoferin

Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion ka ngritur pika kontrolli me radar. Policia njëkohësisht është duke bërë edhe mbikëqyrjen e...

Gjyqtari Fidan Hoxha nga Prizreni, zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës 

  Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtur sot në Prishtinë, ku të drejtë vote kishin 318 (treqind e tetëmbëdhjete) gjyqtarë nga të gjitha Gjykatat Themelore,...

A ka kryer marrëdhënie me Feron në ashensor? Roza Lati sqaron: E kam takuar…

Roza Lati njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe për pozat provokuese në rrjetet sociale. Së fundmi, moderatorja e njohur është “thumbuar”...

UEFA, cili e meriton çmimin e golit më të mirë?

UEFA ka publikuar katër gola prej të cilëve do të zgjedh më të mirin për këtë rund në Kampionatin Evropian. Patrick Shick është favorit pas...

32 vjeçarja ukrainase mashtron anglezin 52 vjeçar, i vjedh 200 mijë dollar

Një 52 vjeçar britanik u fejua me një grua të re ukrainase, duke menduar se po ndërtonte një jetë të re, por rezultoi se...

Lajmet e Fundit