16.8 C
Prizren
E premte, 14 Qershor, 2024

Pak ditë pas ndarjes nga modeli 23-vjeçar, Madonna nis një lidhje të re me një boksier 39 vite më të ri në moshë

Madonna ka një djalë të ri në jetën e saj pas ndarjes nga i dashuri, modeli Andrew Darnell.

64-vjeçarja e cilësuar si Mbretëresha e muzikës pop tani është në lidhje me boksierin 29-vjeçar Josh Popper, i cili ka trajnuar një nga fëmijët e saj në palestrën “Bredwinners” në New York City, thonë burimet e DailyMail.

Këngëtarja u pa duke u përqafuar me partnerin e saj në një seri fotografish të shpërndara në Instagram në fillim të këtij muaji.

Me nuanca të errëta dhe me të njëjtën pallto të zezë mëndafshi të gjatë deri në dysheme që veshi në festën pas ceremonisë së çmimeve ‘Grammy Awards’ në fillim të shkurtit, Madonna mund të shihet duke shtypur buzët e saj pas shpatullës së Popperit dhe duke shtrënguar krahun e djathtë të tij të fryrë, ndërsa ai bën një grusht në palestër.

Madonna ndahet nga i dashuri i saj 41 vite më i ri në moshë, Andrew DarnellMadonna ndahet nga i dashuri i saj 41 vite më i ri në moshë, Andrew Darnell

“Në një kulturë të drejtuar nga meshkujt, ka gjithmonë përjashtime”, shkroi ajo në postimin në Instagram.

Fotografitë u shpërndanë vetëm disa ditë pasi Madonna u kritikua për paraqitjen e saj ‘Grammy Awards 2023’, ku shumë komentues thanë se ajo dukej gati e panjohur nga ndërhyrjet në fytyrën e saj.

Interpretuesja e hitit “Like a Prayer” tani po mban zi për humbjen e vëllait të saj Anthony Ciccone, vdekja e të cilit vjen në mes të ndarjes së saj të fundit me 23-vjeçarin Darnell.

I dashuri i saj i ri, Popper gjithashtu publikoi fotografinë në llogarinë e tij, ku përfshiu një fotografi të dytë me krahun e tij të mbështjellë rreth yllit të popit, i rrethuar nga tre miq teksa pozonin jashtë një ringu boksi.

Por burimet thonë për DailyMail se kjo shfaqje publike e dashurisë nuk ishte vetëm për shfaqje dhe se Madonna dhe Popper janë në një lidhje romantike.

Jersey i cili është relativisht i panjohur, kishte shitur sigurimin e jetës përpara se të hapte klubin “Bredwinners” në distriktin Flatiron të Manhatanit gati tre vjet më parë.

Sipas një burimi, Popper, një atlet i rritur në Egg Harbor Township në jug të Nju Xhersit, ka ushtruar gjithashtu në palestër një nga gjashtë fëmijët e Madonnas.

As Popper dhe as Madonna nuk kanë folur publikisht për romancën e tyre, por vetëm kanë publikuar fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale.

Kur u kontaktua nga DailyMail, Popper refuzoi të konfirmonte ose mohonte se ai ishte në lidhje me ikonën e popit, e cila është 36 vjet më e madhe se ai. /Telegrafi/

Më Shumë

“Ec Ma Ndryshe” kërkon që të hetohet rrënimi i monumentit të mbrojtur në Prizren

Rrënimi i monumentit të mbrojtur në Prizren ka ngjallur shqetësime dhe kërkesa për hetim penal, duke përfshirë një sërë institucionesh dhe aktorësh. "EC Ma Ndryshe"...

Kapen pjesë për makineri të rënda në Vërmicë, arrijnë vlerën e afro 8 mijë eurove

Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga një shtetas turk.   Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse...

Lajmet e Fundit