12.1 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Pakënaqësi në LDK

Isa Mustafa LDKKoalicioni i shpejtë që lideri i LDK-së Isa Mustafa lidhi me AAK-në dhe partinë Nisma për Kosovën, nuk i ka gëzuar të gjithë në këtë parti politike. Para së gjithash, pakënaqësitë thuhet se ndërlidhen me pozitën që LDK mund të sigurojë në qeverinë eventuale që ky bllok i partive do ta formonte.

Burime nga LDK-ja, kanë thënë në kushte anonimiteti për “Tribuna” se përfshirja e LDK-së në këtë bllok ishte reflektim i drejtpërdrejtë i humbjes së zgjedhjeve dhe një masë preventive për të evituar qarjet e brendshme në këtë parti politike.

“Ishte një përpjekje për të krijuar një atmosferë fitoreje për të zbehur atë të humbjes që mbretëronte natën e 8 qershorit në LDK”, ka thënë ky burim. Sipas tij, gjendja brenda partisë nuk është alarmante, por më shumë dëshpëruese. Nga marrëveshja LDK, AAK dhe Nisma, sipas të njëjtave burime, LDK ka marrë një post të kontestueshëm të kryetarit të Kuvendit si dhe një premtim se në kohën kur presidentes Atifete Jahjaga t’i skadojë mandati kushtetues, këtë post ta mer LDK-ja

Më Shumë

P.C Prizreni fiton derbin prizrenas, nis sezonin me stil

Liga e Parë e Kosovës startoi me derbin prizrenas, ku Proton Cable Prizreni triumfoi ndaj New Basketit me rezultat 95–84. Takimi, i zhvilluar në palestrën...

Kapen produkte kozmetike dhe farmaceutike në Vërmicë, ishin të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar në Vermicë, kanë ndaluar për kontroll të detajuar një automjet ku kanë kapur...

Lajmet e Fundit