Pakistani reagoi ndaj akuzave të Trumpit

Ministri i mbrojtjes i Pakistanit, Khurram Dastgir Khan, në rrjetin Twitter, u është përgjigjur akuzave të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se “ata u japin strehim terroristëve , të cilët ne i ndjekim në Afganistan”.

Zoti Khan tha se Pakistani, “si aleat antiterror u ka dhënë SHBA-ve, tokë dhe komunikim ajror, baza ushtarake dhe bashkëpunim në inteligjencë, që e kanë shkatërruar al-Kaidën gjatë 16 viteve të fundit, por Shtetet e Bashkuara nuk na kanë dhënë asgjë pos fyerjeve dhe mosbesimit”.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm pakistanez, Khawaja Mohammad Asif, i tha rrjetit televiziv, Geo Television, se “Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbajnë përgjegjës njerëzit e vet për dështimet në Afganistan”.

“Amerika është e frustruar për shkak të disfatës në Afganistan”, tha Asif dhe ka shtuar se “Amerika duhet ta marrë rrugën e dialogut në vend të përdorimit të forcës ushtarake në Afganistan”.

Presidenti Trump dje është kërcënuar me ndaljen e ndihmës prej miliarda dollarësh për Pakistanin. /REL/

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit