9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Pal Lekaj reagon pas vdekjes së punëtorit nga Prizreni

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pranuar në mëngjesin e sotëm një informacion se një punëtor i rrethinës së Prizrenit, i moshës rreth 40 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në punimet e autostradës “Arbën Xhaferi”, afër Kaçanikut.

Lekaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka treguar se janë në kontakt me drejtorin e kompanisë mbikëqyrëse që sa më shpejt të zhvillohet një takim për këtë çështje.

Me këtë rast, i pari i këtij dikasteri i ka shprehur ngushëllimet më të përzemërta familjes së të ndjerit.

Postimi i plotë i Lekajt:

Ne sot në mëngjes kemi marrë informacionet se një punëtorë i rrethinës se Prizrenit, i moshës rreth 40 vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht ne punishte të autostradës “Arbën xhaferi”, afër Kaçanikut, jemi në kontakt me drejtorin e projektit dhe kompaninë mbikëqyrëse dhe shpejt do të kemi edhe një takim me të njëjtit për këtë çështje.

Tani e tutje janë organet përgjegjëse të policisë dhe organet tjera të hetuesisë që do të merren në këtë çështje, se pse dhe si ka ndodhë ky rast.

Ne i shprehim ngushëllimet tona Familjes së të ndjerit dhe po ashtu do të jemi afër tyre.

Më Shumë

Bashkimi e mbyll me fitore sezonin e rregullt

Bashkimi e ka përfunduar me fitore sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Borën me rezultat 96:70, raporton PrizrenPress. Në një...

Nga shkollat te rrugët: Suhareka diskuton problemet e sigurisë publike

Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen...

Lajmet e Fundit