Policia konfirmon vdekjen e 35 vjeçarit nga Prizreni, punëtor në Bechtel-Enkas

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e 35 vjeçarit nga Prizreni i cili ndërroi jetë përderisa ishte duke punuar në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër Kaçanikut.

Lajmi është konfirmuar për ‘Indeksonline’ edhe nga policia në rajonin e Ferizajit.

Zëdhënsi i PK-së, Agim Aliu ka thënë se i ndjeri është goditur nga një kamion në punishte.

“Rasti ka ndodh sot rreth orës 8:40, sipas informatave të para i ndjeri (35 vjeç) është goditur nga një kamion në punishte”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Ndryshe, para disa javësh, po në të njëjtin rajon ndërroi jetë edhe Afet Provoliu, një punëtor i kësaj kompanie .

Më Shumë

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit