Pamje: Zjarret e mëdha në Turqi shihen edhe nga sateliti

Nga disa pamje satelitore shihet qartazi shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret vdekjeprurëse, të cilat janë përhapur në pjesën jugore të Turqisë.

Deri më tani janë raportuar katër viktima, ndërsa zjarret kanë shkatërruar shtëpi e shumë njerëz janë detyruar të evakuohen nga fshatrat dhe nga qendrat e pushimeve.

Zjarret në Oymapinar të Turqisë (Foto: Maxar Technologies)

Në mesin e viktimave janë një burrë 82-vjeçar, një çift dhe një zjarrfikës vullnetar, i cili po u dërgonte ujë kolegëve të tij. Ai u përfshi në një aksident me motoçikletë dhe vdiq në zjarr, shkruan Sky News, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse dhjetëra zjarre tashmë janë nën kontroll, zjarrfikësit po e vazhdojnë luftën me flakët në 14 vende të gjashtë provincave.

Tymi i madh nga zjarret në natyrë (Foto: Maxar Technologies)

Në ndihmë Turqisë i kanë dalë disa shtete të rajonit. Rusia dhe Ukraina kanë dërguar aeroplanë për t’i luftuar zjarret nga ajri, ndërsa Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë qindra pjesëtarë të ekipeve emergjente, helikopterë dhe pajisje speciale. Edhe Greqia fqinje ka ofruar asistencë.

Kryetari i qytetit Marmaris ka paralajmëruar se nuk mund ta përjashtojë mundësinë e sabotimit si shkak për një zjarr në një qendër të pushimeve, ndërsa një ndihmës i lartë i Presidentit Rexhep Erdogan tha: “Ata që janë përgjegjës do të japin llogari për sulmet kundër natyrës dhe pyjeve.”

Tymi i shkaktuar nga zjarret në Turqi shihet mbi Detin Mesdhe dhe Qipro (Foto: Programi Copernicus i Bashkimit Evropian)

Zjarret në natyrë janë të shpeshta në rajonet turke të Mesdheut dhe Egjeut gjatë muajve të thatë të verës, ndonëse faji për disa zjarre në të kaluarën u është lënë zjarrvënies së qëllimshme ose militantëve kurdë

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit