9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Paqartesi rreth Rregullores së Kuvendit

kuvendi zbrazenNjohës të rrethanave politike në vend theksojnë se rregullorja e Kuvendit është e paqartë në dy nene dhe lë hapësirë për interpretim të dyanshëm. Albert Krasniqi, analist në KIPRED i ka thënë Radio Kosovës se nenet 12 dhe 13 janë kontradiktorë me njëri tjetrin, prandaj është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të jep interpretimin e saj.

Rregullorja e punës së Kuvendit nuk është shumë e qartë dhe si e tillë lë hapërsirë për interpretim të dyanshëm. Albert Krasniqi, analist në KIPRED, ka thënë për Radio Kosovën se janë dy nenet e rregullores që janë kontradiktore njëri me tjetrin.

“E para është se neni 12 thotë se kryetari dhe nënkryetarët zgjedhen në bazë të grupeve më të mëdha parlamentare, kurse nëse e shikojmë nenin 13 atëher aty thuhet se bëhet ndarja sipas partive të cilat i kanë marrë rezultatet në zgjedhje. Pra, kemi një kontradiktë në rregulloren e Kuvendit që nuk është e qartë dhe lejon mundësi për interpretime të dyanëshme”.

Në bazë të rrethanave politike që janë krijuar në vend, çështja e kryeparlamentarit duket se do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Lidhur me këtë, Albert Krasniqi ka potencuar se pavarësisht se Gjykata më herët ka thënë se nuk do të merret me interpretimet dhe rregullat e brendshme të Kuvendit, por duke qenë se është kategori kushtetuese atëherë do të duhej që të jep një interpretim të saj.

“Duke qenë se në kushtetutë parashihet që kryetari të zgjedhet nga grupi më i madh parlamentar, atëherë PDK ka të drejtë që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese sqarimin se si krijohet grupi parlamentar dhe çfarë nënkuptojmë me grup parlamentar.”.

Ndryshe, Partia Demokratike dhe koalicion pazgjedhor, vazhdojnë të shtyhen se kuj i takon posti i kryetarit të Kuvendit. PDK arsyetohet se kryeparlamentari i takon asaj meqë ëshët partia fituese në zgjedhjet e tetë qershorit. Ndërsa, koalicioni LDK,AAK dhe NISMA, pretendojnë se posti i kreut të kuvendit u takon atyre, meqë janë grupi më i madh parlamentar.

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit