Para false në Prizren, konfiskohen 33 kartmonedha 50 dollarshe

Një punëtor i një banke në Prizren, ka njoftuar se duke dorëzuar paratë e deponuara ka hasur në 33 kartëmonedha 50 dollarëshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se kartëmonedhat janë konfiskuar nga forenzika, ndërsa rasti është duke u hetuar, raporton PrizrenPress.

“Prizren 05.03.2021-13:20. Dëshmitari mashkull kosovar, punëtor i bankës, ka njoftuar se duke dorëzuar paratë e deponuara ka hasur në 33 kartëmonedha 50 $ (dollarë-she), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë konfiskuar nga forenzika. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport 24 orësh të Policisë së Kosovës./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Vdes tragjikisht në Gjermani, 63-vjeçari nga Rahoveci

Më 29 qershor të këtij viti, Elhami Elshani, nga fshati Brestoc i Rahovecit ka vdekur tragjikisht në Gjermani. Sipas njoftimit të fshatit, i ndjeri humbi...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit